Veseli: Jemi përkrah popullit amerikan
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar viktimat e 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë kështu se Kosova është gjithmonë përkrah popullit mik amerikan.

Postimi i plotë i Veselit:

Në përvjetorin e gjashtëmbëdhjetë të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në zemrën e lirisë dhe demokracisë, Kosova është përkrah popullit mik amerikan për t’i kujtuar dhe për të mos i harruar kurrë mbi 3.000 jetët që u morën mizorisht dhe për t’i nderuar heronjtë që shpëtuan njerëzit në flakë e gërmadha, ashtu siç është palëkundshëm mbështetëse e luftës kundër terrorizmit.
Shtuar më 11/09/2017, ora 09:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori