Veseli: "Jam fanatik i Kosovës, Rama nuk është më shqiptar se unë"
Shumë vonesa nga ana e institucioneve dhe koalicionit qeverisës janë identifikuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Duke folur në cilësinë e kryetarit të PDK¬së, partner në koalicionin qeverisës me LDK¬në, Veseli, në intervistën dhënë "Kohës Ditore", tha se koalicioni është vonuar në riformatizimin e qeverisë, por identifikoi vonesa edhe në proceset politike, strategjike dhe të vendimmarrjeve të mëdha.

Ai foli edhe për nevojën e ballafaqimit me realitetin e Gjykatës Speciale, ndërsa duke folur për aferën e përgjimeve "Pronto" kërkoi të mos "politizohet ligji" dhe "të mos bëhemi ne gjykatës".

I pyetur për të komentuar vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd dhe polemikat që shkaktoi ajo, Veseli tha se beson që "gjithçka e mirë do t'i vijë Kosovës prej fqinjëve të mirë dhe partnerëve të mirë, e aq më tepër nga një vend vëllazëror si Republika e Shqipërisë", ndërsa për fund insistoi: "Unë jam krenar dhe fanatik i shtetit tim, i Republikës së Kosovës dhe kurrë nuk do të pajtohem se Edi Rama është më shqiptar se unë". /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2016, ora 16:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori