Veseli: Ja emrat e rinj të kabinetit qeveritar
Krerët e partive të koalicionit PDK –LDK, Kadri Veseli e Isa Mustafa, kanë shpallur emrat e rinj të kabinetit qeveritar. Kjo ndodhi pasi mnajtën një konferencë të përbashkët për media.

Ata kanë lajmëruar se postin e Zëvendëskryeministrit që e ka mbajtur Hashim Thaçi, do ta trashëgojë Hajredin Kuçi, i cili do të mbetet edhe Ministër i Drejtësisë. Për këtë post ishte përfolur edhe Gani Koci i PDK’së.

Ndërkohë, në konferencë për media Veseli ka thënë se Ministër i Jashtëm do të jetë Enver Hoxhaj, post të cilin e kishte lënë Hashim Thaçi e që për disa muaj e ka ushtruar Petrit Selimi.

Në konferencën e jashtëzakonshme për media, Veseli tha se reformat për të cilat kanë diskutuar kanë të bëjnë në përmirësimin e gjendjes së bizneseve dhe tërheqjes së investitorëve të huaj.

"Kemi marrë disa vendime të përbashkëta: në rend të parë jemi marrë vesh që të kemi një etapë të re, ndërmarrjen e reformave për ekonomi dhe mundësi të reja për punësim dhe krijimin e një situate më të favorshme në veçanërisht në bizneseve vendore dhe tërheqjen e investimeve të huaja", ka deklaruar Veseli.

“Kemi arritur marrëveshje që të shiheni të gjitha fushat që do të prek kjo reformë që nga sistemi legjislativ, politikat fiskale dhe ligjore dhe ideja e gjetjes së investitorëve të huaj deri në mundësinë e dhënies së zona të lira ekonomike, për bizneset e huaja që kanë për qëllim prodhimin në Kosovë dhe eksportimin e mallrave të tyre jashtë”,ka thënë në fund ai./Albeu.com/
Shtuar më 02/06/2016, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori