Veseli i padëshirueshëm te Lushtakët?
Pëlqej
Tashmë kanë filluar zgjedhjet e brendshme në PDK dhe drithërimat kanë filluar që ditët e para. Kryetari aktual Kadri Veseli siç duket do të ketë supriza pasi që tani kanë filluar ta kundërshtojnë.

E kjo duket te kushëriri i Sami Lushtakut i cili i ka thënë troç se nuk bën për kryetar por duhet të largohet. Madje në komente kanë kërkuar që kryetar të jetë Sami Lushtaku

Shkrimi i plotë i Avni Lushtakut

"Në prag të zgjedhjeve të brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës, dua të shpreh opinionin tim personal karshi këtyre zgjedhjeve!

Partia Demokratike si parti e vlerave, parti e shtetformimit dhe shtetndërtimit, si ka qënë, dhe si është sot, vërtetë është për keqardhje.

Se a ka ndiku ne rënien e partisë nderrimi i liderit te saj, kjo vërehet qartë, në kohën kur Hashim Thaçi ishte në krye të PDK-së, kjo parti kishte fituar katër palë zgjedhje
radhazi, dy palë zgjedhje parlamentare dhe dy palë zgjedhje lokale,ndërsa sot, përveq rënies drastike të votave në nivel vendi, nga 17 komuna ku kemi qeverisë sot qeverisim vetëm 5 sosh!
Në kohën e Hashim Thaçit, në PDK ka qënë frym tjetër, ka pasë vendimarrje, gjithqka ka shkuar në bazë të hierarkisë në parti.
Une si qytatar i thjesht i Republikes së Kosovës, dhe si votues dhe kontribues i PDK-së qe nga themelimi i saj, mendoj që në pozitën ku, ka qënë Partia Demokratike, munde ta rikthej vetëm, kthimi i Hashim Thaçit ne krye të saj!
Shtuar më 12/10/2018, ora 08:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori