Veseli i jep lamtumurën Jacobsonit (FOTO LAJM)

Kadri Veseli dhe ambasadorja Jacobson
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka zhvilluar një takim përshëndetës me ambasadoren e Shteteve të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson pasi kjo e fundit përfundon shërbimin e saj diplomatik në vend.

Përmes profilit të tij zyrtar në Facebook, Veseli e ka cilësuar si të çmuar kontributin e Jacobso, në proceset e vendit. Ai është shprehur falënderues ndaj ambasadores amerikane, e cila i ka premtuar atij që do të mbetet përgjithmonë mike e Kosovës, ashtu siç janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /albeu.com/

Postimi i plotë i Veselit:

"Sot pata takimin përshëndetës me ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, znj. Tracey Ann Jacobson. Ajo po largohet për në detyrën e saj të re, duke lënë prapa një kontribut shumë të çmuar në proceset e përparimit të vendit tonë.

Unë e falënderova znj. Jacobson për kontributin e saj, ndërsa ajo më premtoi se do të mbetet një mike e përhershme e Kosovës, ashtu siç janë edhe vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës".

Shtuar më 09/07/2015, ora 16:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori