Denoncimi i Kryemadhit: Dy kompanitë e inceneratorëve morën 250 milionë lekë nga AZHBR (FOTO LAJM)

Në emisionin ‘LOG’ në ABC News kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka denoncuar për herë të parë sipas saj një aferë ku Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural është e përfshirë me dy nga kompanitë e inceneratorëve. Kryemadhi u shpreh se AZHBR i ka dhënë rreth 2.2 milionë euro dy kompanive me pronar Adelina Demiri dhe Jurgen Dashi. Dy kompanitë u shpreh kryetarja e LSI, janë fiktive dhe nuk kanë asnjë punonjës të deklaruar.

“Në qoftë se zoti Rama thotë që ka reformë në drejtësi. Ju lutem kamera ta fokusojë. Është ish drejtoresha e AZHBR Frida Krifca. Janë dhënë dy nga pesë projektet më të mëdhaja të projektit IPARD, janë dhënë dy kompanive fiktive. Këtu janë dy projekte. Që kanë marrë para janë para të taksapaguesve europianë. Një është zonja Ada Demiri dhe tjetri Jurgen Dashi. Njëra ka marrë 230 milionë lekë, tjetri 45 milionë lekë. Këto janë dy kompani fiktive të cilat kanë marrë 2.2 milionë euro nga paratë e taksapaguesve europianë dhe shqiptarë”, tha Kryemadhi

Endri Xhafo: Po pse fiktive?

“Sepse nuk ekzistojnë këto dy firma. Janë të lidhura me inceneratorin. Këto kompani kanë marrë paratë e fermerëve shqiptarë. Për të mbjellë domate, speca, kastraveca, sera për të krijuar kanale vaditëse. Në 19 janar AZHBR i kam dërguar kërkesë për të më dhënë përgjigje. Më thotë nuk të jap përgjigje sepse i ke në portal. Në sistemin e taksave këto dy kompani nuk ekzistojnë. Prandaj thotë Rama që përgjegjësitë janë personale. Një kompanie Klodian Zoto i ka dhënë 9 milionë dollarë. Kjo kompania është në Rubik, ka vetëm burrë e grua të punësuar. Nuk ka asnjë punonjës tjetër. Inceneratori i Tiranës i ka dhënë 9 milionë dollarë. Dhe të gjitha këto kompanitë e tjera nuk kanë paguar as TVSH-në për 130 milionë dollarë që iu janë marrë inceneratorit të Tiranës”, shtoi Kryemadhi.

“Pse dalim te Tahiri, këtu kjo skemë… Duke u marrë me inceneratorët i kam zbuluar këto në fillim të janarit. Unë do ti drejtohem KE, s’doja të përfshija Krifcën prandaj u kërkoja dosjen për tu thënë se ju s’jeni prokuror për të ditur këtë. Dy nga 5 projektet më të mëdha. A keni parë të rrijë ministria e bujqësisë, fotografë kanë më shumë se specialistë bujqësie.  Do fusim në burg Tahirin dhe të shfryjmë sadopak. Kokën po e mbajmë në burg… Shën Vasilika dhe Jurgen Dashin, ta hetojmë. Kur kam dalë në media kanë thënë unë shoh filxhanin, unë shikoj provat jo filxhanin, mund të mbyllin gojën time por provat janë këtu, Për atë që e ndaj mendjen mua s’më step njeri”, shtoi kryetarja e LSI.

“Unë po i gjurmoj, po nuk gjenden. Më doli një punonjës gjelbërimi në varrezat e Durrësit që kishte marrë para nga Klodian Zoto. Ne çuditemi pse falsifikon Kuvendi rendin e ditën dhe firmën e Gramoz Ruçit”.

   


Shtuar 7.02.2022 22:37

Tags: