Kreu i Partisë Demokratike të
Kosovës, Kadri
Veseli, ka thënë se asnjë
shqiptar nuk duhet të bëjë paralelizma mes flamurit kombëtar
shqiptar dhe me flamurin shtetëror të
Kosovës.
"
Flamuri im kombëtar është
flamuri shqiptar, ndërsa
flamuri shtetëror është
flamuri i
Kosovës. Më vjen shumë rëndë që çdo
shqiptar të bëjë këso paralelizma.
Ai flamur është i shenjtë, për aq sa është i shenjtë edhe
flamuri ynë shtetëror, të cilin do ta mbrojmë", ka thënë
Veseli gjatë një interviste në "Klan Kosova". /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2017,
ora 08:16