Veseli ende beson në liberalizimin e vizave
Kryetari i PDK'së Kadri Veseli thotë se qytetarët e Kosovës besojnë në vlerat që mishëron Europa dhe ky besim është shprehje e drejtpërdrejtë e identitetit tonë europian.

Sipas tij, populli i Kosovës nuk ka dilema për formën që do ta ketë e ardhmja e tij.

"Kjo e ardhme quhet - integrim i plotë në strukturat e Bashkimit Europian dhe pjesë e NATO-s, që do të jetë rezultati final i punës sonë në përmbushjen e vizionit euro-atlantik.

Tani, ne presim që së shpejti ta kemi vendimin për liberalizimin e vizave, ndërsa kemi gjithë energjitë e duhura për ta përmbushur ëndrrën për Kosovën Europiane", ka shkruar ai.


Shtuar më 09/05/2018, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori