Veseli: Do ta mbrojmë Mitrovicën
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se qyteti prej nga vjen, Mitrovica, nuk do të shitet, por do të mbrohet ngase ky është obligim ndaj qytetarëve.

Veseli këto komente i bëri teksa ka iniciuar hapjen e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Mitrovicë.

Kreu i PDK-së tha se Mitrovica e Kosova nuk janë në shitje, por mbrojtja më e mirë që mund t’u bëhet është duke përkrahur orientimin perëndimor të vendit e i cili nuk lejon ftohjen e raporteve me SHBA’në.

Mitrovica e as Kosova, as nuk mund të jepen, as të blihen, as të shiten, por as të mbrohen vetë. Ne më shumë mundemi me mbrojt Mitrovicën bashkë, e kemi obligim që është qytetar kombëtar duhet respektuar Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet. Të bartet vendimtarja në institucione të Kosovës dhe asgjë më pak e asgjë me shumë të respektohet Kushtetuta e Kosovës. Çdo qytetar të mendojë me mendim të shëndoshë që kemi vetëm një perspektive që është orientim ynë perëndimor që nuk lejon të ftohemi me ShBA-në për derisa janë partnerët tanë perëndimor”, është shprehur Veseli

Veseli tha se qëllimi i Kosovës është sigurimi i ulëses në OKB dhe finalizimi i dialogut me Serbinë.


Shtuar më 04/03/2019, ora 13:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori