Veseli: Do ta bëjmë ushtrinë pa u prishur me SHBA-të
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli thekson se shteti më i ri në Europë do t'ia ngrejë ushtrinë e tij pa prishur edhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Bashkimin Europian.

"Kosova është dhe do të mbetet, një vend i shpresës për të gjithë. Shtet dhe shoqëri e mundësive të barabarta për qytetarët e saj. Para nesh ndodhen shumë sfida, të politikës së jashtme e të brendshme, por unë kam besim të plotë tek njerëzit e Kosovës. Kam besim të plotë në shtetin e Kosovës, në të ardhmen e tij të sigurt euro-atlantike"., -tha Veseli në Konventën e VIII të Partisë Demokratike.

"Do ta bëjmë ushtrinë e Kosovës. Askush mos të ketë dilema dhe askush mos të mendojë se miqësia jonë e përjetshme me SHBA-të do të cenohet nga dikush. Do ta bëjmë ushtrinë një anëtare dinjitoze të NATO-s"., - theksoi ai më tej duke u shprehur optimist për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës dhe përballimin e sfidave. /Albeu.com/
Shtuar më 25/03/2017, ora 12:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori