Veseli do prezantojë Kosovën para 200 investitorëve të fuqishëm
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të mari pjesë ne Forumin Botëror të Investirorëve “Ëorld Bussines Angels Forum” , shkruan Albeu.com

Në këtë forum Veseli do të prezantojë potencialin për invesitme të huaja në Kosovë para më shumë se 200 investitorë të cilët janë pjesë e rrjetit më të madh të investitorëve global G20.

Veseli dhe presindentja e Kroacisë, Kolanda Grabar do të jenë 2 folësit kryesor në këtë forum i cili do të mbahet të hënën në Stamboll, ku do marin pjesë edhe liderë politikanë të vendeve të ndryshme.

Gjatë punimeve të forumit “Ëorld Bussines Angels Forum” , Kryeparlamentari Veseli do të nderohet edhe me çmimin “Udhëheqësi më i mirë i Evropës Juglindore që mbeshtet zhvillimin ekonomik përmes digjitalizimit”. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2019, ora 21:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori