Veseli: Diaspora kosovare dhe ndërmarrjet austriake destinacion i ri investimesh
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të vizitës në Austri, bëri sot hapjen e Forumit ekonomik "Kosovo, a market full of opportunities", e cila po zhvillon punimet në Vjenë, me pjesëmarrje të mbi 100 bizneseve të ndryshme.

Në fjalën e tij Veseli theksoi se diaspora e Kosovës në Austri dhe ndërmarrjet austriake tashmë kanë një destinacion të ri të investimit në Kosovë, e cila ofron mundësi të jashtëzakonshme për investitorët.

"Institucionet e Kosovës janë të gatshme t’i mbështesin investitorët nga Austria që vijnë në Kosovë. Ne kemi ndërtuar bazë të mirë ligjore dhe politika fiskale që përkrahin një klimë të favorshme për çdo ndërmarrësi", theksoi Veseli.

Po sot, kryetari i Kuvendit të Kosovës, i shoqëruar nga ministrat e resorëve ekonomikë e financiarë të Qeverisë së Kosovës, zhvilloi një takim të veçantë me përfaqësues të Odës Ekonomike Austriake.
Duke i konsideruar të shkëlqyeshme marrëdhëniet politike midis Vjenës dhe Prishtinës zyrtare, Veseli tha se pret që këto marrëdhënie të shndërrohen në këmbime ekonomike.

“Kosova ka çka t’u ofrojë investitorëve. Resurse të mira natyrore, kapacitete humane, si dhe politika fiskale, që e bëjnë Kosovën një vend të mirë për investime”, theksoi kryeparlamentari Veseli. /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2016, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori