Veseli dëshmon se kanë dashur ta vrasin, gjen kohë edhe për shaka
Edhe kryetari i Partisë Demokratike dhe njëherit kreu i Kuvendit po jem dëshmi në Gjykatën Themelore të Prishtinë, për rastin e ‘Syrit të Popullit.

Veseli “Syrin e Popullit’, e ka cilësuar si “Pleh të Kombit”.

Ai ka treguar se është paralajmëruar nga Agjencia e Inteligjencës Kosovare, se jeta e tij është në rrezik.

“AKI’ja më ka paralajmëruar 2-3 ditë përpara se me ndodhë atentati ndaj Azem Vllasit. Më kanë thënë se rrezikohet jeta ime. Nuk iu kam besu, që mundet dikush të bëjë diçka të tillë”, ka thënë Veseli.

Ndërkohë Veseli gjatë dëshmisë së tij, ka thënë se nuk e njeh Rexhep Topllanën, i cili është njëri prej të akuzuarve në rastin e “Syrit të Popullit.

“Po du me e pa cili është “, ka thënë Veseli.

E pas kësaj Rexhep Topllana është zgjuar në këmbë , e Veseli i ka thënë se “Alamet Mashkulli koke”.


Shtuar më 28/12/2018, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori