PSG provon ankthin, dëmtohet Leo Messi

Lionel Messi padyshim ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe më kryesorë të skuadrës franceze.

Sulmuesi argjentinas në këtë sezon për PSG ka qenë vendimtar në 18 ndeshje në total që ka luajtur deri më tani. 12 gola dhe 14 asistime nga Messi në të gjitha kompeticionet.

Tashmë, Leo Messi do të mungojë në ndeshjen kundër Lorient. “Pleshti” është i padisponueshëm për shkak të një problemi të tendinës së Akilit.

Por, siç raportohet, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar në kuadër të Kupës së Botës./ h.ll/albeu.com


Shtuar 5.11.2022 15:42

Tags: , ,