Veseli: Deshën apo jo, Hashim Thaçi është një nga politikanët më të shquar në vend (VIDEO)
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli thotë se po të ishte diçka e dëmshme marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, atë nuk do ta pranonte zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm, Hashim Thaçi, transmeton Express.

Veseli thotë se “dështën apo nuk deshtën, Thaçi është një nga politikanët më të mirë në vend”.

“Nënshkrues i marrëveshjes për demarkacionin është zv.kryeministri përkatësisht ministri i jashtëm, i cili deri tani, në asnjë moment nuk ka shprehur asnjë mëdyshje në raport me mbrojtjen e këtij shteti. Njëkohësisht është një nga diplomatët dhe politikanët më të shquar të këtij vendi, deshtën disa apo nuk deshtën”, ka thënë Veseli.

Shtuar më 04/11/2015, ora 21:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori