Veseli: Dënimi ndaj Mladiç ngushëllon popullin boshnjak
Pëlqej
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka komentuar dënimin me burgim të përjetshëm të Ratko Mlladiqit, për gjenocidin në Bosnje.

Ai ka thënë se dënimi i Mlladiqit është ngushëllimi që kanë merituar për vite me radhë familjet e të vrarëve në Bosnje, edhe pse vuajtjet e tyre nuk mund të shërohen kurrë.

“Drejtësia ndërkombëtare, ndonëse me vonesë, konfirmoi sot për gjenocidin që Serbia kreu në Bosnje. Vuajtjet e tmerrshme që ka përjetuar populli në Bosnje nuk shërohen kurrë, por dënimi me burg të përjetshëm i Ratko Mladiç është ngushëllimi që kanë merituar për vite me radhë familjet e mijëra civilëve të pafajshëm që u masakruan. Evropa nuk mund t'i jetësojë idealet e veta për bashkim, liri e barazi mes popujve, pa e vendosur në vend drejtësinë. Dhe, kjo vlen edhe për krimet që i janë bërë popullit tonë gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka shkruar Veseli në FB.


Shtuar më 22/11/2017, ora 16:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori