Veseli: Demarkacioni duhet të kalojë sa më shpejt
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë një konference për medie pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, bëri me dije se Demarkacioni duhet të kalojë sa më shpejt.

"Momentin që qeveria e riprocedon marrëveshjen për ratifikimin e Demarkacionit, ne do ta procedojmë menjëherë në Kuvend pa asnjë vonesë në mënyrë që të ecim përpara.

Duhet të lëvizim përpara, Demarkacioni duhet të kalojë sa më shpejtë sepse është në interes të qytetarëve dhe në interes të Kosovës", u shpreh Veseli.

I pyetur se a i ka votat koalicioni qeverisës për ratifikim të Demarkacionit, Veseli nuk u përgjigj.

Kujtojmë se takimi i kryeparlamentarit Veseli me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, u përfol shumë nga mediet serbe, të cilat theksuan se Trump i ka kthyer shpinën Serbisë dhe se do ta ndihmojë Kosovën të ecë drejt rrugës së integrimit europian. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2017, ora 10:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori