Veseli: Demarkacioni do të jetë këtë muaj në Kuvend
SHBA-të mbeten aleatët më të veçantë të Kosovës në rrugëtimet veri-atlantike. Kështu ka thënë në edicionin e lajmeve qendrore në RTK, kryeparlamentari Kadri Veseli, duke folur për vizitën në Kosovë të senatorit amerikan John McCain.

Veseli ka thënë se McCain pati një qëndrim të qartë për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës, dhe se nuk ka arsye askush të mendoj dhe të dyshoj se Kosova gjatë këtij viti nuk do ta ketë ushtrinë e vet. “Nuk ka shtet sovran pa ushtri, dhe kjo duhet të ndodhë”, tha Veseli.

Vizita e bërë nga ana e senatorit amerikan, është një konfirmim i mbështetjes amerikane për Kosovën, ka vlerësuar Veseli.
“Ardhja e një senatori që ishte një ish kaniddat presidencial në SHBA dhe një njeri i rëndësishëm në politikbërjën amerikane, tregon se kemi afër një partner të fuqishëm dhe se si popull jemi të bekuar”, ka thënë Veseli, duke e vlerësuar vizitën e senatorit McCain.

Veseli tha se këtë muaj është i sigurt që Ligji për Demarkacionin do të jetë para deputetëve në Kuvend.

“Përndryshe është një çmim që po e paguajnë qytetarët tanë”, ka thënë ai, duke shtuar se interesi i qytetarëve është që të forcohet sovraniteti i vendit dhe të lëvizin të lirë./Albeu.com/
Shtuar më 13/04/2017, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori