Veseli: Brovina bëri gabim por pa dashje
Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka thënë se deputetja nga radhët e partisë së tij Flora Brovina, ka vepruar gabimisht me publikimin e një fotografie intime, me pretendimin se mund të ketë qenë një grua shqiptare e dhunuar nga forcat ushtarake serbe.

Veseli, në një konferencë për media tha se deputetja Brovina është dashur të konsultohet me të para se të nxjerr atë fotografi në media.

“E bëri një gabim të madh të cilin besoj e ka bërë pa dashje, e them këtë sepse e njoh floren, humanizmin e saj. Gjithësesi ajo është dashur të konsultohet me herët për atë veprim, para se të vinte në seancë”, ka thënë Veseli.

Duke marrë për bazë situatën e krijuar me publikimin e asaj fotografie që më vonë u vu në dyshim, saktësia e saj, Veseli tha se në inciativën e tij për krijimin e një Tribunali për krimet serbe do të trajtohen rastet nga e kaluara në mënyrë profesionale.
Shtuar më 17/05/2019, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori