Veseli: Britania e Madhe ka qenë në krah të Kosovës
Duke qenë që po zhvillohen takime me drejtues të lartë të shtetit britanik, sot në Londër, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, është pritur në takim nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Britanisë së Madhe, John Bercow.

Kryetari Veseli i shprehu mirënjohje homologut të tij britanik për mbështetjen dhe ndihmën që Britania e Madhe ka dhënë për Kosovën dhe qytetarët e saj, në kohë dhe rrethana të ndryshme, duke shfaqur shpresën që kjo përkrahje do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me theks të veçantë në fushën e zhvillimit ekonomik, integrimit evropian të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare.

Britania e Madhe ka qenë në krah të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, në momentet më të vështira. Ajo kishte dhe ka rol tejet të rëndësishëm në njohjen dhe forcimin e subjektivitetit të Republikës së Kosovës. Ne këtë e çmojmë dhe konsiderojmë vlerë të qëndrueshme dhe vullnet për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm. Bashkëpunimi ndërparlamentar, sundimi i ligjit dhe investimet në fushën e ekonomisë, përbëjnë fusha të interesit tonë të përbashkët”, ka theksuar kryeparlamentari Veseli.

Ndërkohë Bercow mori ftesë nga kreu i Kuvendit të Kosovës për vizitë në Kosovë./Albeu.com/
Shtuar më 07/06/2016, ora 17:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori