Veseli bën homazhe në Prizren
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga Shaqir Totaj - kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit kanë qëndruar sot për nder të Epopesë së UÇK-së në regjionin e Vërrinit në Prizren ku janë pritur nga qindra qytetarë, ndërsa kanë vizituar dhe familje të dëshmorëve.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Veseli ka shkruar se regjioni i Vërrinit ka bërë shumë luftën çlirimtare dhe lirinë e Kosovës.

Statusi i plotë i kryetarit të PDK-së Kadri Veseli:

Bashkë me kandidatin për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, sot qëndruam në regjionin e Vërrinit për nder të Epopesë së UÇK-së. Pas homazheve në fshatin Jeshkovë, vizituam familjet e nderuara të heroit Xhevat Berisha dhe heroit Agim Shala. Mirënjohës ndaj mikpritjes së gjithhershme të banorëve të kësaj ane të cilët edhe gjatë luftës, por edhe në liri dhanë e po japin kontribut të vazhdueshëm për ndërtimin e Republikës së Kosovës.
Shtuar më 02/09/2017, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori