Veseli: BE është e padrejtë me qytetarët e Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar përfaqësuesit e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, me të cilët ka diskutuar agjendën evropiane të Kosovës.

Pas takimit, Veseli, ka thënë se Bashkimi Evropian është duke u treguar i padrejtë në raport me Kosovën.

“BE-ja është treguar e padrejtë me Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave. I kemi plotësuar të gjitha kriteret, prandaj qytetarëve tanë duhet t’iu mundësohet sa më parë lëvizja e lirë në Zonën Shengen”, ka shkruar Veseli në një postim në Facebook.




Shtuar më 01/03/2019, ora 16:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori