EMRI/ Gjendet pa shenja jete në ujë, 76-vjeçarja shqiptare në Itali

Një 76-vjeçare me origjinë shqiptare, që banonte në Cassano delle Murge, është gjetur pasditen e djeshme, pa shenja jete, në ujërat e detit të Barit.

Kjo është konfirmuar nga hetuesit pasi kanë nxjerrë trupin e gruas, pasi janë njoftuar nga kalimtarët.

Karabinierët dhe roja bregdetare kanë nxjerrë trupin e pajetë dhe me indikacione të organeve të drejtësisë po kryejnë hetimet për të kuptuar nëse bëhet fjalë për vetëvrasje, aksident apo sëmundje. Nuk përjashtohet edhe autopsia e trupit.

Gruaja quhej Quela Rukje dhe jetonte me mbesën, e cila kishte raportuar humbjen e  e saj në stacionin e policisë dje në mëngjes./albeu.com