Policia e Kosovës njoftoi se një fëmijë ka humbur jetën dhe një tjetër
konsiderohet i
zhdukur nga përmbytjet në rajonin e Dukagjinit. Zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj, tha se Arbias
Krasniqi, 8 vjeç, është gjetur në lumin Buhovc.
Ndërkohë, Valtrim
Krasniqi, 7 vjeç, po nga fshati Çellopek
konsiderohet i
zhdukur.
Policia tha se po vazhdon aksioni i kërkim shpëtimit.
Shtuar më 11/11/2010,
ora 19:03