Veriu mes “luftës dhe paqes”
Analistët politikë, njohësit e sigurisë dhe deputetët kosovarë parashikojnë “skenar të nxehtë” nëse nuk arrihet marrëveshje mes dy kryeministrave, e cila do ta obligonte Serbinë të largohet nga veriu.

Shtrirja e autoritetit me forcë, nga KFOR-i, apo FSK-ja dhe Policia e Kosovës, shihet si alternativë e vetme, shkruan zëri.

Nëse pala serbe refuzon që përfundimisht të nënshkruajë marrëveshjen për komunat e veriut, atëherë qasja e Prishtinës në tri komunat e banuara me shumicë serbe, do të vështirësohet edhe më shumë, ndërsa i gjithë “mundi” i qeverisë së Kosovës në dialog do të shkojë huq.

Analistët politikë parashikojnë “ditë të nxehtë” nëse në takimin e ardhshëm Thaçi dhe Daçiq nuk do të arrijnë marrëveshje, e cila, pak a shumë cilësohet si fillim i ndryshimit të gjendjes në veri. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2013, ora 10:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori