Artan Hoxha zbulon lidhjen e ngushtë të dy këngëtarëve të famshëm shqiptarë me Hekuran Billën

Një javë më parë në Komunën e Parisit në Tiranë u ekzekutua me armë zjarri Hekuran Billa, biznesmen i njohur në kryeqytet.

Billa me një të shkuar të pasur kriminale, u ekzekutua rreth mesnatës dhe dyshohet se vrasja e tij ka lidhje me krimin e kryer nga ana e Billës në Angli në 2006, ku ekzekutoi një të ri me plumb në kokë.

Për këtë krim u dënua me burgim të përjetshëm, por u lirua nga drejtësia shqiptare.

Sontë në “Opinion” gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Hekuran Billa ka pasur njohje dhe shoqëri të ngushtë me dy nga këngëtarët e repit më të njohur në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Noizy-n dhe Stresin ose Arkimed Lushaj. Noizy, përflitet se ka pasur një marrëdhënie me të ngushtë me viktimën, njohje e cila ka nisur në Angli dhe vazhdonte edhe gjatë dënimit, ku reperi e vizitonte Billën në burg.

Ndërsa Stresi e ka treguar vetë njohjen me viktimën me anë të një postimi në instagram ku e quante atë mik dhe ngushëllonte familjen për humbjen. /albeu.com/


Shtuar 18.06.2020 20:37