Veriu i Kosovës, "shtet më vete"
Pëlqej
Veriu i Kosovës mund të llogaritet pa frikë si një "zonë kaotike', pasi aty nuk funksionon si duhet edhe ligji dhe ka shumë zhvillime që kryen në ilegalitet të plotë.

Veriu, prej vitesh, qoftë para pavarësisë ashtu edhe pas saj, ka funksionuar veçmas, edhe nga UNMIK-u, edhe nga Prishtina.

Me Marrëveshjen e Brukselit, Prishtina dhe Beogradi i kanë miratuar disa pika, si parime që duheshin ndjekur që edhe kjo pjesë të ndahet nga jeta paralele dhe të filloj së funksionuari nën ombrellën e Kosovës, por me qasje edhe të Serbisë në fusha të caktuara që i parasheh Pakoja e Ahtisaarit, qoftë kur bëhet fjalë për arsimin, kulturën, shëndetësinë e deri te fondet zhvillimore që shteti serb ndan për këtë pjesë të Kosovës.

Po nga Marrëveshja e Brukselit, për herë të parë serbët hynë në zgjedhje dhe subjekti më i madh politik serb, Lista Serbe mori 9 ulëse në Kuvend.

Deri më tani, për nga funksionimi politik, veriu ka qenë në ilegalitet prej 14 vjetësh dhe me vetëadministrim lokal serb.

Tranzicioni nga ilegaliteti në kthim të një vendi ku respektohet ligji dhe rendi duket të jetë i vështirë në këtë pjesë të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori