Veprim i turpshëm i Malit të Zi ndaj flamurit shqiptar
Subjekti politik Lidhja Demokratike Shqiptare (LDSh) në Mal të Zi ka reaguar pas heqjes së flamurit kombëtar shqiptar nga qendra e qytetit të Tuzit.

Përmes një komunikate për medie, kjo parti ka thënë se flamuri është i garantuar me ligj.

"Dje, në mëngjes, në vigjilje të festimit të pavarësisë së shtetit, në qendër të Tuzit kishte “mbi” një flamur shqiptar. Në qendër të qytetit me shumicë shqiptare, një flamur i garantuar edhe me kushtetutë e me ligj, u bë shkas për angazhim të forcave të panumërta të policisë, të cilat erdhën dhe e rrethuan, pritën ekspertët, dhe pastaj triumfalisht e ‘arrestuan’, në sytë e dhjetëra qytetarëve.

Duhet shtuar kësaj se, siç dihet, ditë më parë kryeministri i Malit të Zi, paralajmëroi tela me gjemba me Shqipërinë, kur Mali i Zi të hyjë në BE, kurse me Kosovën sigurisht do të ngrehin mure.

Besojmë se këtu është rasti të përmendet edhe sjellja jonjerëzore e palës malazeze në kufi, me shtetas shqiptarë, që vijnë si fuqi punëtore, e pa të cilët ekonomia jonë bujqësore do të rrënohej.

Edhe çka duhet të ndodh më, që shteti shqiptar të reagojë në këto shkelje që i bëhen popullit, ndaj të cilit ka obligim kushtetues?!

Pa na thuani tani, a e meritojnë votën DPS dhe hyzmeqarët e tij!?” thuhet në një reagim të LDSH-së." thuhet në komunikatë.
Shtuar më 22/05/2018, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori