Venizelos sot viziton Kosovën
Pas vizitës së djeshme në Beograd, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangelos Venizelos do të zhvillojë një vizitë zyrtare sot në Prishtinë, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Venizelos gjatë ditës së djeshme ka vizituar Serbinë ku është takuar me kryeministrin Ivica Daçiq. Ai përgëzon Serbinë për lidershipin dhe kurajon e treguar në dialogun me Kosovën. Ai tha se Kosova dhe i gjithë rajoni ka perspektivë që qartë evropiane dhe Greqia e mbështet një gjë të tillë.

Daçiç dhe Venizelos u shprehën se Serbia dhe Greqia kanë marrëdhënie të afërta, dhe kreu i qeverisë serbe e cilësojë Greqinë “ndoshta si mikun më të madh në BE”, duke shprehur falënderim për mirëkuptimin nga ana e Athinës dhe mbështetjen e dhënë për Beogradin.

Venizelos nesër do të vazhdojë vizitën në Shkup dhe Tiranë.

Greqia aktualisht po mban kryesinë e radhës në BE, dhe gjithashtu është një nga pesë vendet anëtare të BE-së që ende nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Shtuar më 19/02/2014, ora 11:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori