Skadon sot afati i vendosur nga Ministria e Brendshme për
kompaninë austriake “Osterreichische Staatsdruckerei” e cila do të duhet të vendosë sot nëse do të paguajë TVSH-në dhe doganën për pasaportat biometrike ose do të shkëpusë marrëveshjen për prodhimin e
pasaportave.
Një burim i Express-it ka thënë se palët janë larg arritjes së ndonjë marrëveshjeje.
“MPB nuk lëviz nga qëndrimet se TVSH dhe
dogana duhen paguar. Nuk mund të negociohet në kontratën e cila është shpallur përmes tenderit”, ka thënë ky burimi. /albeu.com/
Shtuar më 25/01/2013,
ora 09:34