EMRAT/ Sherr mes dy personave, plagoset me thikë 25-vjeçari në Tiranë

Një 25-vjeçar i identifikuar si Kristian Prifti ka mbetur i plagosur si pasojë e një konflikti me një person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kavajës në kryeqytet.

Sipas policisë gjatë një konflikti, shtetasi Florian Garo, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin Kristian Prifti, 25 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar./Albeu/


Shtuar 6.01.2023 17:59