Rusia pretendon se ka marrë kontroll të plotë mbi centralin bërthamor të Zaporizhzhia (VIDEO)

Teksa lufta në Ukrainë është në ditën e saj të 14-të, Garda Kombëtare e Rusisë pretendon se ka marrë në kontroll të plotë të centralit bërthamor të Zaporizhzhya.

Ata shprehen se punonjësit vijojnë punën e tyre të pashqetësuar dhe nuk janë marrë peng ashtu siç pretendonte Ukraina.

Më herët, Ministri i Energjisë së Ukrainës, Herman Halushchenko akuzoi trupat ruse për torturimin e personelit të uzinës, duke thënë se punonjësit po mbaheshin peng.

Sipas tij, punëtorët do të detyroheshin të jepnin deklarata të rreme, që ishin pjesë e propagandës ruse.

Javën e kaluar, Rusia pushtoi termocentralin e Zaporizhzhya, më i madhi në Evropë. Udhëheqësit botërorë e kanë akuzuar Rusinë se po rrezikon sigurinë e një kontinenti të tërë me veprimet e saj, dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Moska ka lëshuar “terror bërthamor”./albeu.com/


Shtuar 9.03.2022 09:27