Vendimi përfundimtar i gjykatës, a mbetet Ahmeti kryetar i Prishtinës?
Arban Abrashi e ka humbur rastin që e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kundër kryetarit aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka dalë në favor të Shpend Ahmetit, ku vendoset se ai mbetet kryetar i Komunës së Prishtinës dhe se nuk do të ketë zgjedhje në Prishtinë, ashtu siç kishte kërkuar kundërshtari i tij nga LDK-ja, Arban Abrashi.

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Prishtinë, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së”, thuhet në vendim.


Shtuar më 04/02/2019, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori