Nesër vendimi për 5 të arrestuarit për terrorizëm
Pesë të arrestuarit të dyshuar për terrorizëm, do të dalin sot para trupit gjykues. Këtë e ka konfirmuar për KTV-në kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi, i cili ka thënë se të arrestuarit pritet të jenë në gjykatë pas orës 17:00.

Por sipas tij, është vështirë të pritet që të dielën do të merret ndonjë vendim për shkak se seanca mund të zgjasë deri në orët e vona të mbrëmjes.


Sipas Ibrahimit, për shkak të çështjes, nuk ka detyrim ligjor që vendimi të dalë që sot. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2015, ora 16:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori