Vendimi i Hotit, Vjosa Osmani reagon ashpër ndaj heqjes së reciproritetit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani ka reaguar ashpër pas vendimit të sotëm për heqje të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Osmani ka thënë se konsiderimi i reciprocitetit si pengesë nënkupton që nuk do që Kosova të trajtohet në mënyrë të barabartë.

Hoti sot ka shfuqizuar vendimet e Qeverisë së kaluar që drejtohej nga Albin Kurti. Heqja e masave të reciprocitetit ka qenë edhe kërkesë e SHBA’së.

Reagimi i plotë:

Ta quash reciprocitetin ‘pengesë’ do të thotë që barazinë e konsideron pengesë. Do të thotë që nuk e don vendin tënd të trajtuar të barabartë me të tjerët.

Ta quash reciprocitetin pengesë do të thotë që ti nuk beson se ke të drejta sovrane, të pavarura e të barabarta, siç janë të parapara në Deklaratën e Pavarësisë e në Kushtetutën e vendit.

Të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar i barabartë do të thotë të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar sovran si Republikë e Kosovës.

Shtuar më 06/06/2020, ora 11:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori