Vendimi i drejtë, heqja e arrestit shtëpiak
Gjykata e Apelit pritet të vendos sot lidhur me ankesën e mbrojtjes dhe prokurorit në rastin e “Grupit të Drenicës”.
Pala mbrojtëse ka kërkuar që Sylejman Selimit, Sami Lushtakut, dhe të tjerëve t’u ndërpritet arresti shtëpiak, kurse prokurori Maurizio Salustro, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

Avokati mbrojtës i Sylejman Selimit, Tomë Gashi, ka thënë se vendim të drejtë e konsideron heqjen e masës së arrestit shtëpiak.

“Unë pres që deri në fund të ditës së sotme të punës të njoftohemi për vendimin e gjykatës së Apelit. Vendim i ligjshëm dhe i drejtë mund të konsiderohet vetëm heqja e masës së arrestit shtëpiak për komandantin e UÇK-së, TMK-së, dhe FSK-së. Të mos aprovohet kërkesa e Salustros”, ka thënë Gashi për Indeksonline.

Të shtatë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Zeqir e Jahir Demaku, Sahit Jashari, Hysni Thaçi e Avni Zabeli, nga rajoni i Drenicës dyshohen se kanë kryer krime lufte në Likoc. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2013, ora 13:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori