Vendime të vështira priten
Përfaqësuesja e Lartë e BE’së për Politikë të Jashtme Catherine Ashton ka njoftuar palët që do të përfshihen në dialog se duhet të marrin vendime të vështira. Ajo tha se përfaqësuesit e dy vendeve duhet të jenë të gatshëm që në dialog të përfshihen edhe në nivel politik.

Ashtu siç pritej, takimi i Baroneshës Catherine Ashton me Kryeministrin kosovar, Hashim Thaçin, sqaroi shumëçka rreth bisedimeve, që pritet të nisin mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Brukselit dhe Washingtonit.

“Kryeministri Thaçi konfirmoi gatishmërinë e Kosovës për t’u përfshirë në këto bisedime. Ashton tha se vendime të vështira do të nevojitet të merren në Beograd dhe në Prishtinë si dhe të dyja palët duhet të jenë të gatshme të përfshihen edhe në nivel politik”, thuhet në deklaratën e Zëdhënësit të Baroneshës Ashton.

Kryeministri Thaçi, sipas deklaratës, konfirmoi përkushtimin e Qeverisë së tij për avancimin e agjendës evropiane.

Ashton ka mirëpritur përpjekjet e Prishtinës për të arritur progres në rrugën europiane. Ashton dhe Thaçi mezi presin që studimin e fizibilitetit për Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim ta aprovojë Komisioni Europian më 10 tetor”, thuhet në deklaratë. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2012, ora 09:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori