"Vendi duhet të shkojë në zgjedhje menjëherë"
Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka përsëritur qëndrimin e kësaj partie, që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen sa më parë, shkruan GazetaBlic.


Në një bisedë për GazetaBlic, Haxhiu ka deklaruar se tashmë Qeveria e Kosovës, sipas saj, po udhëhiqet nga një grup njerëzit, që siç ka deklaruar Haxhiu, kanë uzurpuar institucionet e Kosovës.“Tashmë ne kemi thënë qëndrimin tonë sa i përket situatës aktuale. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje te jashtëzakonshme menjëherë. Ky Kuvend nuk ka legjitimitet për të zgjedhur presidentin e ardhshëm me mandat 5-vjeçar. Fatkeqësisht vendi udhëhiqet nga një grup njerëzish që e quajnë vetën qeveri e që i kanë uzurpuar institucionet dhe kanë transformuar vullnetin e popullit”, ka thënë Haxhiu për GazetaBlic.

Më tej, Haxhiu ka komentuar edhe vetë-kandidaturën për të parin e shtetit, nga ana e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.“Haradinaj është i njohur për ambicie të tilla. Kjo veç tregon qasjen e mbrapsht që ka dominuar në vazhdimësi dhe pikërisht për këtë ne i kemi punët kësisoj”, tha Haxhiu.

Haxhiu ka shtuar se tani për tani s’i kanë votat e mjaftueshme për mocionin e ngritur muaj më parë për rrëzimin e Qeverisë Hoti, ndërkohë që ka deklaruar se pjesa tjetër e opozitës, sipas saj, nuk po i dhënë nënshkrimet për rrëzimin e ekzekutivit.

“Ne kemi nisur mocionin për mosbesim ndaj Qeverisë por siç e dini nuk i kemi 40 nënshkrime pasi që opozita false në Kuvend nuk po i jep nënshkrimet në mënyre që të procedojmë mocionin dhe te caktohet seanca. E njëjta përveç përgjegjësisë që ka për degradimin e vendit që 20 vite, mbanë përgjegjësi edhe për situatën aktuale sepse po ia mundëson keqqeverisjen e abuzimin grupit që ka uzurpuar institucionet”, thotë Haxhiu.Në anën tjetër, anëtarë të kabinetit qeveritar kanë thënë se opozita mund të vijë me mocion në Kuvend, kur të dojë.“Nuk më intereson mu ajo punë fare a i ka votat opozita a s’i ka, kur t’i kanë votat le t’i çojnë në Kuvend. Kuvendi vendosë”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Shtuar më 17/11/2020, ora 17:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori