Vëllezërit kosovarë për biznes, sot zgjodhën Serbinë dhe jo Shqipërinë
Pëlqej
Biznese serbe, të cilat tanimë janë shumicë në PanairinPrishtina 2018">2018”, kanë ndryshuar edhe agjendën e hapjes të këtij panairi.

Derisa në vitet e mëhershme hapjen e panairit, ndër mysafirët e ftuar ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, apo kryetari i Dhomës Tregtare të Shqipërisë, kësaj radhe u ftua kryetari i Odës së Serbisë, Marko Cadez, i cili bashkë më të tjerët bëri hapjen e panairit.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi, madje as që u pa në këtë ngjarje. Ai dje në një intervistë për KosovaPress, ka fajësuar Odën Ekonomike të Kosovës, se nuk ka bërë një organizim të duhur dhe nuk i ka njoftuar bizneset shqiptare për të marrë pjesë në panairinPrishtina 2018">2018”, pasi bizneset e Shqipërisë kanë interes për të marrë pjesë në panairet e Kosovës.

Minxhozi ka thënë se nuk qëndrojnë deklaratat e kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, se ka humbur besimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për të bërë biznes.

panairinPrishtina 2018">2018” po marrin pjesë174 kompani, prej të cilave 70 janë kompani nga Serbia, ndërsa vetëm një nga Shqipëria.
Shtuar më 18/04/2018, ora 13:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori