Vëllai i këngëtares Arta Bajrami e ka sulmuar doktorin Tolaj
Sot rreth orës 14:00, në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, dy persona e kanë sulmuar fizikisht doktorin Ilir Tolaj. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë për Gazetën Metro se Tolaj është sulmuar me shufër të hekurit nga reperi Don Arbas, i cili është vëllai i këngëtares së njohur, Arta Bajrami.

Tolaj ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKU, ndërsa lidhur me sulmin janë shoqëruar dy persona për në stacionin policor, raporton Express.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje. Gjithashtu, ka shoqëruar në stacion policor dy persona të dyshuar, ndaj të cilëve në koordinim me Prokurorin e Shtetit po kryhen veprimet e fazës fillestare hetimore”- thuhet tutje në përgjigjen e Policisë


Shtuar më 26/10/2017, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori