Veliu del para kamerave, flet për takime të tjera
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, në konferencën për media, ka thënë se partitë janë marrë vesh për mbajtjen e tryezave tjera, të cilat do të organizohen me rotacion. Këto komente ai i bëri pas përfundimit të tryezës së organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Veliu tha se ndoshta javën tjetër do të jetë tryeza e radhës për të gjetur zgjedhje.

“Secila e dha qëndrimin e vet për problemet aktuale dhe në fund u morëm vesh që tryezat të fillojnë me rotacion me subjektet që janë të interesuara për të organizuar tryeza të tilla. Ndoshta në javën e ardhshme do të jetë tryeza e radhës për të gjetur zgjidhje për çështjet që janë në interes të Kosovës”, ka thënë Veliu.


Shtuar më 25/04/2018, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori