Velijaj edhe dy muaj në paraburgim
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit të pandehurës Natali Velijaj edhe për dy muaj. Sipas aktvendimit që ka siguruar Indeksonline, masa e paraburgimit do të zgjasë deri me datën 12 qershor 2013.
Gjykata ka vendosur që masa e arrestit shtëpiak tu vazhdohet edhe të pandehurve Fisnik Blakaj dhe Beim Blakaj edhe për dy muaj.

Në aktvendim shkruan se detyrohet Policia e Kosovës, stacioni policor Jugu në Prishtinë dhe stacioni policor Istog ta verifikojnë zbatimin e kësaj mase dhe në rast të mosrespektimit të saj ta informon gjyqtaren e procedurës paraprake të kësaj gjykate. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2013, ora 16:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori