Zgjedhjet lokale të 3 nëntorit që do të
mbahen në Kosovë do t'i fitojë PDK-ja në komunën e
Rahovecit. Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës Idriz
Vehapi në këtë komunë ka thënë se fitorja do të jetë e thellë dhe se po punon që të fitojë qysh në raundin e parë.
“Fitoren tonë e mbështesim në mobilizimin e Degës së PDK-së në këtë komunë, mbi të gjitha në vullnetin e madh të qytetarëve. Baza kryesore e fitores sonë është vullneti i qytetarëve për ta votuar PDK-në dhe kandidatin e saj në zgjedhjet lokale që do të
mbahen më 3 nëntor”, ka thënë
Vehapi në intervistën për “Epokën e re”.
Vehapi nuk ka dashur të japë vlerësim për qeverisjen e kryetarit aktual, Smajl Latifi, me arsyetimin se vlerësimin do ta japë kur të fillojë fushata zgjedhore. Ai ka thënë se Komuna e
Rahovecit ka nevojë për një qeverisje më të mirë. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2013,
ora 12:34