Veç shëndetit, banorëve të Obiliqit po u rrezikojnë edhe shtëpitë (FOTO LAJM)

Banorët e Shpitullës të Obiliqit edhe pse kanë ditë që po protestojnë ndaj shtypjes shtetërore përsëri janë të vetmuar dhe pa asnjë përkrahje nga institucionet shtetërore, shkruan albeu.com

Ata u vizituan nga Lëvizja Vetëvendosje por që fatkeqësisht kjo e fundit është në opozitë dhe nuk mundet të bëjë më tepër se sa të sensibilizojë publikun për problemet e tyre.

Kandidati për kryetar i i Komunës së Obiliqit Aziz Bici dhe kandiatët për këshilltarë komunal nga Lëvizja Vetëvendosje thanë për albeu.com se Komuna e Obiliqit, duhet të kishte bërë më tepër sa sa vizitat falso që ka zhvilluar ditët e fundit.

Banorët e Shipitullës po protestojnë me ditë të tëra kundër punës së eskavatorëve të KEK-ut të cilët po operojnë afër shtëpive të tyre duke kaluar zonen e rrezikut e cila është e paraparë të jet 250m, ndërsa ata po operojn në një distancë 50m deri 100 m.

“Veç zhurmës dhe pluhrit që po i dëmton këta banorë tashmë duhet të durojnë edhe rrezikun se mos humbasin shtëpitë e tyre. Kjo është e papranueshme që të ndodhë në këtë komunë e cila furnizon me energji elektrike gjithë Kosovën. Shëndetin po na i marrin por po na marrin edhe shtëpitë” tha kandidatja e Vetëvendosjes për asamblenë komunale Teuta Berisha.

Teuta thotë më tej se pushteti goditjen e parë e mori në zgjedhjet e parakohshme por ka paralajmëruar se goditja do të jetë më e fuqishme në zgjedhjet lokale.

Ndërkaq sipas Lëvizjes Vetëvendosje banorët e fshatit, të revoltuar kanë ndërprerë punën e eskavatorëve 9 dhe 10 me shqetësimin kryesorë jetën dhe sigurinë e tyre . Merret vesh se këta eskavatorë operojn pa licencë që nga 28 Gushti i këtij viti.
Kurse banorët e lagjeve Mirena, Bërbatovci, Mjekiqi dhe Krasiniqi kanë deklaruar se edhe puset e tyre kan shteruar si pasoj e zonës së afërt të punimeve .

“Kërkesat kryesore të banorëve janë: shpronsimi i tërë fshatit, shpronsimi i dinjitetshëm dhe punësimi i nga një anëtari për secilën familje. Gjithashtu ata kërkojnë që prona e tyre të shpronsohett sipas çmimit të njejtë të vitit 2004 ku objektet jan vlerësuar 479 € për m² dhe refuzojn ofertën e KEK-ut të cilët pa inspektim të brendshëm kanë kategorizuar shtëpitë e tyre si të pabanueshme dhe kanë ofruar çmimin vetëm 70€ për m².” njofton Vetëvendosje dega Kastriot

Kandidati për Kryetar nga Lëvizja Vetëvendose Aziz Bici i falenderoj ata për informatat e dhëna dhe u zotua se ai dhe Lëvizja Vetëvendosje do të qëndrojn pranë kërkesave të tyre të drejta.
Shtuar më 10/09/2017, ora 12:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori