Vdiq tragjikisht në aksident, orët e fundit të Sefa Kaya në Prishtinë (FOTO LAJM)

Sot në orët e mëngjesit ka ndodhur një aksident me fatalitet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, afër ‘KFC’-së.

Viktima në aksident ishte menaxheri i dy reperëve të njohur, Azet dhe Mero, Sefa Kaya, shkruan Indeksonline.

Gjatë tërë ditës së djeshme, Sefa Kaya së bashku me grupin e reperit Azet, ‘KMN’, ishin në disa lokale të ‘Rrugës B’.

Pastaj, Kaya mbrëmjen e kishte vazhduar në një nga diskotekat e njohura në Prishtinë.

Sefa Kaya është i njohur për ngasjen e shpejt të veturës. Në të kaluarën në Instastory publikonte video duke vozitur shpejtë.
Shtuar më 22/06/2019, ora 11:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori