Dy ditë më parë, një 61 vjeçar është
gjetur i vdekur në një motel në Gjakovë. Sipas gazetës Express, 61 vjeçari ka qenë punëtor i Qendrës për Regjistrim Civil në Komunën e
Gjakovës.
Më herët Policia e
Gjakovës kishte bërë me dije se së bashku me 61 vjeçarin ishte një 21 vjeçare nga Kosova, e nacionalitetit ashkali. Ajo kishte tentuar t’i jepte ndihmë, por pasi nuk kishte pasur sukses e kishte lajmëruar policinë.
Sipas mjekut që shkoi në vendngjarje, dyshohet se viktima ka vdekur si pasojë e arrestit kardiak, që mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i një lloj substance që është
gjetur në vendngjarje, që dyshohet të jetë viagra.
Rasti është konfirmuar edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
“Gjakovë 02.12.2020-17:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në një vilë, nga dy dëshmitarë është
gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.
Policia po ashtu njofton se trupi i pajetë i 61-vjeçarit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Shtuar më 04/12/2020,
ora 14:38