Vdiq në Serbi: Kërkohet njoftimi i familjes së viktimës nga Gjakova
Një shtetas i Kosovës nga komuniteti rom me emrin Imer Kerelaj, nga Gjakova, muajin e kaluar ka vdekur në Serbi dhe ende nuk i është mundësuar kthimi në Kosovë për t’u varrosur.

Ai ka vdekur më datën 17 korrik 2019 në ora 08.21 të mëngjesit në Spitalin Krahinor të Vojvodinës në Novisad.

Kryetar i Amzës së Shqiptarëve në Serbi, Demo Berisha, ka njoftuar se është telefonuar nga spitali për vdekjen e tij, ku më pas, Berisha ka njoftuar Policinë Rajonale të Gjakovës, të cilët i kanë thënë këtij të fundit se me këtë punë merret Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJ).

Berisha, në njoftimin e tij thotë se edhe pse MPJ e kishte kontaktuar zyrën ndërlidhëse në Beograd, ende nuk është ndërmarrë diçka konkrete për kthimin e tij në Kosovë.

Kryetar i Amzës së Shqiptarëve në Serbi, sot sërish është njoftuar për herë të fundit, ku në rast se nuk ndërmerret diçka për kthimin e të ndjerit në Kosovë, ai do të varroset në varrezat e paidentifikuara në Serbi, raporton Korrespodenti.

Mësohet se i ndjeri Imer Kerelaj kishte shkuar në Vojvodinë për të punuar. Ai ishte sëmurë dhe kishte shkuar në Spitalin Krahinor të Vojvodinës në Novisad për t’u shëruar, ku pas tri dite ka vdekur.

Kryetar i Amzës së Shqiptarëve në Serbi, Demo Berisha, ka bërë apel nëse dikush njeh familjen e tij në mënyrë që të bie në kontakt me ta për kthimin e tij për t’u varrosur në Kosov
Shtuar më 31/08/2019, ora 11:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori