Vdes xhandari serb që u plagos në kufi me Kosovën
Pëlqej
Pjesëtari i xhandarmërisë serbe, Stevan Singjeliç, që sot u plagos në Kurshumli, shumë pranë kufirit me Kosovën, raportohet të ketë vdekur.

Mediat serbe shkruajnë se Singjeliç është vrarë nga prerës ilegalë të pyjeve që vinin nga Kosova.

Njoftohet se xhandari Singjelic vdiq në Akademinë e Mjekësisë Ushtarake të Beogradit. Ai ishte plagosur në fshatin Orllovac.

Mediumet serbe kanë fajësuar shqiptarët për këtë vrasje, por se nuk ka informacion zyrtar se kush mund ta ketë kryer krimin. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 14:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori