Vdes tragjikisht maturanti kosovar në Durrës
Pëlqej
Një maturant me inicialet B.S nga Gjilani është mbytur në Durrës.

B. Selmani ishte nxënës në Gjimnazin Natyror “Zenel Hajdini” dhe ka gjetur vdekjen teksa kishte shkuar në ekskursion me shkollën.

Vdekja e nxënësit është konfirmuar për rajonipress nga drejtori i arsimit të Gjilanit, Nazmi Musa.

Ai ka shtuar se maturanti ka qenë në katin e pestë të hotelit, kur është çuar nga gjumi dhe pa vetëdije ka rënë nga ballkoni, duke gjetur vdekjen tragjike. /albeu.com/

Shtuar më 30/09/2014, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori