Vdes punëtori që u rrëzua para disa ditësh nga një shtëpi në Obiliq
Para pakë javëve është aksidentuar një punëtorë në vendin e punësObiliq. I njëjti është trajtuar për disa jave në QKUK, por nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve. Ai ka vdekur gjatë ditës së djeshme.

Punëtori ishte rrëzuar me datë 29 pillë të këtij viti derisa ishte duke punuar në një shtëpi.

Obiliq 29.04.2019-15:00. Nga klinika Intensive në QKUK, raportohet se ka ndërruar jetë viktima mashkull K/ Shqiptar i cili me datën e lartcekur ishte rrëzuar derisa kishte qenë duke punuar në një shtëpi. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.

Organet e hetuesisë kanë hapur rast hetimorë për ‘asgjësim apo dëmtim, largim i pajisjeve mbrojtëse, rrezik i sigurisë në vendin e punës’.
Shtuar më 04/06/2019, ora 13:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori